Drejtoresha e Zhvillimit të Territorit në Bashkinë e Tiranës, Frida Pashako është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Zyrtarja e Bashkisë së Tiranë ka shkuar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për t’u marrë në pyetje për një çështje në hetim.
Ndaj Pashakos nuk ka asnjë hetim, por është thirrur në SPAK si person që ka dijeni për rrethanat e një hetimi.
Ajo më parë është kallëzuar nga PD-ja për shembjen e Tetarit Kombëtar.