Gazeta qeveritare e Iranit, duke cituar Ministrinë e Inteligjencës, thotë se opozita MEK e strehuar në Shqipëri ka rolin e saj në protestat masive të ditëve të fundit në disa qytete të Iranit.
Opozita iraniane e cila prej disa vitesh qëndron në kampin e tyre në Manzë të Durrësit, nuk beson se se Irani ka një dron që mund të udhëtojë në distancën Iran-Shqipëri.
Sipas Euronews, alarmi për një sulm të mundshëm nuk i ka frikësuar muxhahedinët, ndërsa punonjësit e sigurisë të shumtë në numër, vijojnë përditshmërinë e tyre.
Reagimi i tyre vjen pas shkrimit në gazetën qeveritare iraniane, ku thuhej se “Dronët e hekurt të Iranit mundet të godasin bazën e Muxhahedinëve të MEK në Shqipëri”. Artikulli i datës 1 tetor i publikuar në median “Iran Front Page”, citon një shkrim të gazetës qeveritare iraniane.
Sipas të përditshmes iraniane, droni mund të udhëtojë përtej distancës midis Iranit dhe Shqipërisë dhe të godasin objektivin.
Gazeta qeveritare e Iranit, duke cituar Ministrinë e Inteligjencës, thotë se opozita MEK e strehuar në Shqipëri ka rolin e saj në protestat masive të ditëve të fundit në disa qytete të Iranit.