Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “New York Times” lidhur me sulmet kibernetike të Iranit në Shqipëri.
Rama tha se sulmi kibernetik ishte një agresion kundër sovranitetit të një vendi nga një shtet tjetër.
“Është një sulm, agresion kundër sovranitetit të një vendi nga një shtet tjetër”, u shpreh ai, ndërsa theksoi i cilësoi këto sulme “absolutisht të njëjta me një agresion ushtarak konvencional, vetëm me mjete të tjera”
Sipas tij, hakerat kanë si qëllim të përhapin panik e frikë, të nxisin pasigurinë e t’i bëjnë njerëzit të besojnë se asgjë s’është nën kontroll.
“Ky është një sulm terrorist i krijuar për të krijuar panik, për të krijuar frikë, për të nxitur pasigurinë dhe për t’i bërë njerëzit të besojnë se asgjë nuk është nën kontroll. Ata kanë vendosur bomba kudo, pa asnjë model të qartë se kur dhe ku do të shpërthejnë këto bomba më pas”, theksoi kreu i qeverisë.
“New York Times” raporton se sulmet kibernetike lidhen me strehimin e muxhahedinëve në Manzë, por kryeministri refuzoi t’i dëbojë ato.
“Të bësh këtë do të ishte “turpi më i madh” për një vend me një histori të gjatë të strehimit të refugjatëve që askush tjetër nuk i dëshiron, duke përfshirë mijëra afganë në 2021″, deklaroi Rama.
Përsa i përket aktiviteteve publike të M.E.K. kundër Iranit, kreu i qeverisë theksoi se:
“Nuk ka më nga këto takime. Shpresojmë që ata të mos provojnë më sepse nuk është e dobishme për këtë vend dhe ata duhet ta pranojnë këtë gjë”./ B.A. – CNA.al